Bie nga lartësia, ndërron jetë një 77 vjeçar në Tiranë (Detajet)

Një 77 vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka rënë nga lartësia në rrugën “Muhamed Gjollesha” në Kryeqytet.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

  • Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.
  • Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.