Dha dorëheqjen më pas u pendua dhe e tërhoqi, konflikti me Dritan Lelin, Leskaj i pashqetësuar në krye të detyrës si drejtor i UKV

Drejtori i Ujësjellës Kanalzime Vlorë, Shkëlqim Leskaj, vijon të jetë në krye të detyrës edhe pas përplasjeve me kryebashkiakun Dritan Lelin, teksa ky i fundit nuk prnoi rikthimin e Leskajt në detyrë pasi kishte dhënë dorëheqjen.

Shkëlqim Leskaj dha dorëheqjen më datë 4 gusht dhe menjëherë pas kësaj mori leje të jashtëzakonshme, ndërsa kur u kthye, dorëheqja e tij nuk ishte protokolluar ende kështu që mori vendimin të tërhiqte dorëheqjen e tij të mëparshme. Ky veprim nuk u pranua nga kryebashkiaku Dritan Leli i cili e çoi çështjen në polici, ku të dy palët u paraqitën për të sqaruar problemin.

Ndërkohë ditën e sotme, Ujësjellës Kanalizime Vlorë publikoi deklaratën në të cilën thuhej se Shkqlqim Leskaj do të vazhdonte të ishte në krye të UKV dhe se akuzat ndaj tij ishin vetëm spekullime.