Rrihte bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve dhe kërcënoi të afërmin e saj, arrestohet 40 vjeçari në Korçë

Njoftimi i Plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prani të fëmijëve, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. S., 34 vjeçe dhe ka kanosur me fjalë të afërmin e saj, shtetasin B. Ç., 52 vjeç, banues në Bitinckë, Devoll.