Muaji Shtator i hapur për pushime,shumë të huaj zgjedhin Shqipërinë si destinacion

Ndryshe nga ne shqiptarët të huajt mendojnë  ndryshe për sezonin e pushimeve. Koha më e  mirë për të bërë pushime është vjeshta.

Bregdeti i Vlorës është mbushur nga të huajt  edhe pse tashmë jemi pothuajse  në mbyllje të muajit Shtator. Ato të cilët kanë zgjedhur shqipërine si destinacion pushimesh janë kryesisht nga Serbia, Ukraina,Polonia etj e të cilët janë shprehur shumë të kënaqur nga të gjitha kushtet e ofruara në vendin tonë.

 

“Jam nga Rusia, këtu është një det i mrekullueshëm. Çmimet janë më të ulëta se në Mal të Zi, sepse po vijmë nga Budva. Nuk e di përse por Shqipëria nuk është shumë e famshme për turistët rus, por mendoj se do të jetë në të ardhmen. Shqipëria është një vend I mrekullueshëm dhe do të kthehem prapë, më pëlqen kultura, ushqimi i detit”, shprehet një turist nga Rusia.

Po gjithashtu njëjtë shprehet edhe një turiste tjetër : “Jam prej 6 ditësh këtu. Deti është shumë i bukur , hotelet po ashtu. Çmimet janë mesatarisht shtrenjtë, por kam vizituar vende edhe më të shtrenjta”, deklaron një tjetër turiste.