Nikolla viziton Kosovën: Të punojmë bashkë që krimet serbe të dihen botërisht

Kryetarja e Kuvendit  Lindita Nikolla gjatë ditës së sotme ka vizituar Kosovën. Ajo u prit në këtë takim nga  kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca.

Gjatë kësaj bisede të zhvilluar nga të dyja palët , Nikolla ka thënë që Kosova dhe Shqipëria, duhet të punojnë më shumë me forumet ndërkombëtare që krimet serbe të bëhen të ditura botërisht dhe të bindet opinion botëror që Serbia ka kryer gjenocid kundrejt popullsisë së Kosovës.

Por nga ana e tij Konjufca është shprehur  se :

Natyrisht që Kosova ka shumë sfida përpara, por meqë vazhdimisht po sigurohemi edhe nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë edhe nga kryeministri, edhe nga personalitetet më të rëndësishme politike të Republikës së Shqipërisë se do të qëndrojnë gjithmonë krah Kosovës në mbrojtje të interesave tona, kjo na mbush me më shumë kurajë se e ardhmja e popullit tonë kudo që jeton ai do të jetë më i ndritur se sot. Për shkak se ne gjithmonë do të lidhemi më shumë me njëri tjetrin në vitet në vazhdim për arsye se ky është në fakt thelbi i interesit tonë të përbashkët kombëtar” 

Pra pas gjithë asaj bisede të realizuar,është  kryetari i Kuvendit të Kosovës Konjufca i cili  ka treguar shumë qartë që është bashkëpunimi mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë që mund të rregullojë situatën.