“Më mbylli derën dhe më tha të hiqja rrobat”, profesori ngacmon seksualisht studentet gjatë ekzaminimit gjinekologjik

Një profesor i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Greqi, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa studente gjatë një ekzaminimi gjinekologjik.

Studentet janë paraqitur sot në gjykatë duke pretenduar se pedagogu i tyre i ka ngacmuar seksualisht, duke përfituar nga pozicioni i tij.

“Ai mbylli derën dhe më tha të hiqja të gjitha rrobat e mia. Isha krejtësisht lakuriq dhe ai filloi të më përkëdhelte. U ndjeva e ekspozuar, ndjeva turp të madh”, u shpreh një nga studentet.

Sipas ankesave përkatëse, gjinekologu thuhet se i thirri studentët e tij në zyrë për një ekzaminim falas dhe i ngacmoi seksualisht. Ai gjithashtu thuhet se ka kërcënuar dhe shantazhuar “viktimat” që të heshtin për ngjarjen në të cilën u përfshi mjeku gjinekolog.