Ndryshimet Kushtetuese/ Damian Gjiknuri thirrje Lulzim Bashës: Jemi të hapur për bisedime

Sekretari i ri i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka thënë së fundmi nga Shkodra se janë të gatshëm që të bisedojnë me PD lidhur me ndryshimet Kushtetuese.

Sipas Gjiknurit propozimet duhet të bëhen në tryezë dhe jo në media. Ndërkohë i pyetur lidhur me konfliktin mes Ramës dhe Bashës, Gjiknuri është distancuar dhe nuk ka reaguar.

Jemi të gatshëm të ulemi me PD të bisedojmë për gjitha çështjet. Si dhe ato që propozon PD për ndryshimet kushtetuese. Por propozimet bëhen në tryezë dhe në institucione. Tashmë që PD është brenda institucioneve mund të bisedojmë dhe jemi të hapur. Por nuk bëhet në studio televizive dhe me konferenca për media.