Rritja e qirave ndryshon mënyrën e jetesës së shqiptarëve

Shqiptarët kohët e fundit kanë ndryshuar stilin e jetesës, kjo jo për shkak të mundësive të shumta që kanë por për të pasur një vend ku të fusin kokën.

Sipas të disa të dhënave të marra nga INSTAT shqiptarët kanë ndarë më shumë shpenzime për strehimin e tyre sesa për tu ushqyer.

Parashikimet e bëra kanë rezultuar që rritja e qerave dhe e çmimeve të shtëpive ka bërë që secili prej atyre që janë në këtë situatë  ta zgjidhin në këtë mënyrë. Por sidomos ato që kanë zgjedhur dhe po vazhdojnë të zgjedhin jetesën në Tiranë çdo ditë e më shumë po bëhet më e vështirë.

INSTAT ka bërë me dije këto shifra , megjithëse gjatë vitetve të tjera ishte 45 % e të ardhurave mujore  që një familje shpenzonte për ushqime, uje , elektricitet  tani ka pësuar rënie me 3.1 % krahasuar me vitet e tjera pra kështu duke kaluar vëmendja e qytetarëve më shumë drejt shpenzimeve për strehim sesa asaj për ushqim.

 

Por gjithashtu theksoj edhe një pjesë tjetër tek e cila është vënë re rritje e % së shpenzimeve që një familje bën , është pjesa për argëtim dhe kulturë  kjo mund të jetë një shkak i cili mund ti lejojë ato për të pasur një kohë më të  bukur përveç pjesës tjetër të ditës që mund të kalojnë.