SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, shkarkohet drejtuesi, ja kush emërohet në vendin e tij

Prokurorë të SPAK kanë mbërritur paraditen e kësaj të premteje në Kadastrën e Vlorës, për nisjen e hetimeve mbi dosjet korruptive.

Prokurorët e SPAK ndodhen në Kadastrën e Vlorës prej disa orësh, ndërsa derimë tani nuk raportohet për prerjen e ndonjë fletëarresti.

Kjo vizitë e SPAK shoqërohet dhe me lëvizje në radhët e drejtuesve ku është larguar Klodian Troci dhe në vendin e tij është emëruar Reinard Meta.

Meta, i cili është emëruar tashmë në krye të Kadastrës së Vlorës, më herët ka qenë në role drejtuese në Kadastrën e Tiranës.