Vrasja e Caroline Crouch/ “Ngecin” oficerët grekë, ende pa përgjigje, karta e kamerës së sigurisë do dërgohet në Kinë

Një kapitull i ri i është hapur në dosjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, 33-vjeçari Babis Anagnostopoulos.

Hetuesit po prisnin rezultatet nga analiza e kartës së memories që ka karta e kamerave të sigurisë në dhomën e ndenjies së çiftit, për të dalë në në përfundimin nëse ajo ishte hequr para apo pas vrasjes.

Por nuk kanë mundur që ta zbulojnë këtë detaj! Prandaj u vendos që këto të dhëna të dërgohen në Kinë, ku ndodhet kompania mëmë, e cila ka prodhuar kameran për t’i dhënë përgjigjen kësaj pyetje.

Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë.

Deri më tani, pista që qëndron ende është se piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka folur për një bashkëpunëtor. Mesa duket ka pasur një të tillë, pasi Policia ka konfirmuar se zëri që bënte kërcënimet nuk ishte i Babis.