Bënte transport emigrantësh të paligjshëm, kapet 26 vjeçari

Kapet i riu i cili po transportonte emigrantë të pa ligjshëm . Shtetasi K.H. 26 vjeç banues në qytetin e Kavajës u kap gjatë ditës së sotme  në aksin rrugor Korçë-Pogradec teksa po kryente trasnportin e 4  emigrantëve.

Sipas disa të dhënave 26 vjeçari gjithashtu u kishte premtuar edhe kalim drejt vendeve të BE-së. Kjo vepër penale “ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” po kryhej me mjetin tip “Alfa Romeo” i drejtuar nga shtetasi K.H.

Për një hetim të mëtejshëm të ngjarjes materialet në lidhje me këtë vepër penale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.