Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak më parë në Vlorë, pranë Politiklinikës së qytetit, ku mbeti e plagosur me armë një vajzë. Kjo e fundit është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Por si ndodhi ngjarja?
I riu ka qenë duke konsumuar kafe brenda lokalit, kur atje ka shkuar e reja. Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal që më pas ka degraduar në përfundimin e dhunës. Dëshmitarët kanë treguar në Polici se djali e ka tërhequr vajzë zvarrë për disa metra. Më pas kanë ndërhyrë disa nga personat që ishin në lokal dhe ai ka dalë jashtë. I riu është rikthyer për disa minuta dhe e ka qëlluar me armë zjarri të renë, ndërsa brenda lokalit ka hedhur një granatë, që për fat të mirë nuk ka plasur.
Ai është arrestuar nga Policia ndërsa pritet që të bëhet zbardhja e plotë e rrethanave që çuan në ngjarjen e rëndë.