Pas përfundimit të Konferencës së përbashkët mes Ramës dhe Kurtit, Serbia ka vendosur katër automjete të blinduara në veri me Kosovën, të cilët janë pozicionuar më pak se dy kilometra nga zona kufitare.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë tha se njësitë e Ushtrisë Serbe janë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit.
Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme t’i mbrojë njerëzit nëse ndodh ndonjë gjë që rrezikon jetën e tyre. E rëndësishme është të shoh që këta njerëz janë gati”, tha ai.