Incident i frikshëm në Rinas/ Aeroplani ulet në pistë PA RROTA, pezullohen fluturimet

Një incident ajror ka ndodhur pak minuta më parë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një avion “kargo” i ngarkuar me mallra, është ulur në pistën e aeroportit pa rrota.

Pista e Rinasit ka pësuar dëmtime për shkak të uljes emergjente, ndërsa është e paqartë nëse nuk kanë funksionuar rrotat apo janë këputur gjatë uljes.

Për këtë arsye janë pezulluar fluturimet deri në inspektimin e dëmit në pistë.