“Thellohuni pak kryeministër…”. Ja si iu përgjigj Rama pyetjes së komentueses lidhur me pensionet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video ku i përgjigjet qytetarëve për krizën energjetike.

Një zonjë kërkonte që kryeministri të thellohej më shumë në informacione kur rriten çmimet sepse pensionet janë vetëm 110 mijë lekë të vjetra. E vetmja përgjigje që dha Kreu i Qeverisë ishte se çmimet nuk përcaktohet nga shteti.

Pjesë nga videoja:

Linda Mecani: Po pagat e pensionistëve janë 110 mijë lekë të vjetra dhe jo 600 euro z.kryeministër. Thellohuni pas në këto informacione.

Edi Rama: E vërtetë, por 30 vjet më parë kemi zgjedhur lirinë kapitaliste të tregut dhe çmimin e mallit në treg e përcakton raporti në treg dhe jo shteti.