Ambasada Amerikane del me Mesazhin e Rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë pak më parë me një njoftim ku bën me dije se Yuri Kim ka bërë me dije se rezidenca zyrtare e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri tashmë do të njihet si “Shtëpia Ryerson”, në nder të William E. Ryerson, Ambasadorit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Postimi i plotë i Ambasadës

Ne jemi ende duke festuar 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona me Shqipërinë dhe duam të ndajmë me ju një mesazh shumë të veçantë. Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim përkujtoi këtë moment historik të rëndësishëm për vendet tona dhe shpalli gjithashtu se rezidenca zyrtare e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri tashmë do të njihet si “Shtëpia Ryerson”, në nder të William E. Ryerson, Ambasadorit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Nga Shtetet e Bashkuara, Ambasadori Ryerson dërgoi këto fjalë thjeshtësisht të fuqishme për të gjithë miqtë shqiptarë të cilët i mungojnë.