Çobot e Fierit, hajdutët famoz me vendim gjykate që vjedhin klientët dhe disa televizione private

Kompania “Tele.Co Albania”, që shpërndan nëpërmjet sistemit kabllor sinjal të televizioneve dhe internet, rezulton të jetë një nga kompanitë me rekordet negative të vjedhjes jo vetëm të klientëve të saj, por edhe sinjalit të televizioneve.

Kjo kompani pirateske e rregjistruar fillimisht në Mars 1998 me emrin “Rezart”, ku synimi i saj ishte të shiste qepe e domate në Fier, tashmë është kthyer në një kompani interneti dhe pretendon se qënka dhe televizion.
Me hajdutërë, makutëri dhe vjedhjen e çdo klienti të mundshëm “Tele.Co Albania”, është kthyer tashmë në simbolin e vjedhjes dhe kjo është faktuar disa herë dhe me vendim të gjykatave Shqiptare.

Megjithëse janë dënuar si hajdutë dhe janë detyruar të paguajnë harraçin me përmbarim, Çobot e Fierit nuk ndalojnë së vjedhur shtetin dhe klientët e tyre. Kalkulojnë çdo qindarkë të mundshme se si duhet tia fusin klienjtëve dhe se si duhet të vjedhin kanalet televizive, për të fituar ca para më shumë. Edhe pse këtë e bëjnë në kurrizin e të tjerëve.
Çobot e Fierit, tashmë njihet kombëtarisht që janë hajdutë famozë me vendim gjykate, që vjedhin sa herë t’u jepet mundësia, klientë e kanale televizive

Vladimir Çobo, Shezai Çobo, Agim Çobo, Astrit Çobo dhe Ismet Çobo, janë hajdutët të damkosur nga vendimet gjyqësore. Ne sot do publikojmë vetëm një nga vendimet e damkosjes së Çobove të Fierit, të cilët janë dënuar me 10 milion lekë të vjetra, si pasojë e zbulimit nga Autoriteti i Mediave Autovizive dhe Gjykatës Administrative se ata vidhnin kanalet televizive.
Ky vendim që ka deklaruar hajdutë, Çobot e Fierit, dhe që ka mbëritur në redaksinë tonë nga shumë abonentë të vjedhur nga kompania e tyre “Tele.Co Albania”, mban datën e 11 korrikut 2018.
Treshja e gjyqtarëve Kastriot Selita, Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Bernina Kondi, kanë gjetur 5 hajdutët e “Tele.Co Albania” fajtorë dhe dënuar me 10 milion lekë të vjetra.
Në vedimin e gjykatës të firmosur dhe vulosur, thuhet se 5 Çobot hajdutë, këtë herë nuk kanë vjedhur klientët e tyre, por kanë vjedhur televizionet e tjera, të ngritura me mund dhe sakrificë nga pronarët e tyre.

Në vendimin e gjykatës qartësohet e gjithë dinamika e vjedhjes që bëjnë 5 matrapazët e “Tele.Co Albania”, me qëllimin e vetëm fitimin sa më shumë para në kurrizin e të tjerëve.
Më konkretisht një grup inspektorësh të AMA, në datat 28 Maj 2017 dmhe 11 qershor 2017, ka ushtruar konhtroll pranë kompanisë “Tele.Co Albania”.
Kontrolli ka patur për qëllim inspektimin e veprimtarisë audiovizive të “Tele.Co Albania”, mbi zbatimin e ligjshmerisë së transmetimeve audiovizive dhe shërbimeve të tjera mbështetëse.
Në datat 28 Maj 2017 dhe 11 qershor 2017, grupi i inspektimit të Autoritetit të Mediave audiovizive (AMA), sipas urdhërit te Kryetarit të AMA-s, për inspektimin e veprimtarisë së subjekteve (Tele Co Albania), inventarizimin dhe sekuestrimin e pajisjeve të përdorura për ushtrimin e veprimtarive të licencuara paautorizuara.
Inspektimi është kryer në ambientin ku janë të instaluara pajisjet audiovizive transmetuese të subjektit, në prani të Ardit Marini, në datën 28 Maj 2017 dhe në prani të Orlajn Stambolliu, në datën 11 qershor 2017.

Në momentin e ispektimeve, subjekti OSHMA Tv me kabëll “Tele.co Albania”, ishte duke përsëritur programet (kanalet e te tretëve) sipas procesverbalit përkatës për konstatimin e programeve në transmetim dhe me konkretisht në total kanë qënë 51 kanale televizive
Nga verifikimi i dokumentacioneve që ndodhet në AMA konstatohet se “Tele.Co Albania”, nuk disponon asnjë kontratë për të drejtën e transmetimit të programeve (kanaleve) si më poshtë:
1. RTSH.
2. KTV
3. ANTENA 1

Në lidhje me programet (kanalet) Telesport” dhe “Shenja ty” pavarësisht se janë të listuara në anekset e autorizimit të shoqërisë “Tring Tv” sha pranë AMA-s nuk është depozituar asnjë dokument që të vërtetojë të drejtën e shoqërisë “Tring TV” sh.a, për të bërë distribuimin e këtyre kanaleve tek të tretët.

Gjithashtu nga verifikimi i dokumentacionit të depozituar në AMA rezulton se “Tele.Co Albania” për vitin 2017, nuk ka depozituar asnjë dokument, kontratë marrëveshje ose autorizim, me asnjë prej agjencive të mbrojtjes së të drejtave të autorit me anën e të cilave të vërtetojë respektimin e tyre.
Nisur nga kjo situatë, “Tele.Co Albania” dhe 5 pronarët e saj hajdutë, janë zënë gafil duke vjedhur e transmetuar të drejtën televizive të 5 kanaleve.
Për këtë situatë 5 Çobot e Fierit dhe kompania e tyre “Tele.Co Albania”, janë dënuar në 14 qershor 2017 me një vlerë prej 10 milion lekë të vjetra.
Çobot e Fierit, janë munduar ta zgjidhin privatisht këtë situatë të pakëndshme, pasi për të shmangur vendosjen e gjobës, kanë tentuar të japin në formë korruptimi një dorë parash tek inspektorët e AMA, por kjo iniciativë e këtyre 5 hajdutëve është refuzuar nga zyrtarët e AMA-s.

E për ta çuar deri në fund inatin, Çobot e “Tele.Co Albania” kanë shkuar në dyert e gjykatës, duke kundërshtuar pagimin e gjobës. Por ja që këtu, 5 pronarët e kompanisë hajtute, janë çertifikuar dhe nga dy vendime gjyqësore, si hajdutë që jo vetëm vjedhin klientët e tyre, por edhe televizionet që transmetojnë programe televizive.