Pse e la Stracciatella? Fifi e zbulon për herë të parë: Unë i paguaja borxhet, ai ankohej pse qaja, kthehej te unë vetëm kur…

Këngëtarja Fifi ka treguar për herë të parë arsyen e ndarjes nga i dashuri i saj (Stracciatella). Ajo i rrëfeu Granitit se i dashuri është ndarë nga ajo, sepse sipas tij, ajo “qante shumë” dhe kjo nuk i pëlqente. Ajo ka shtuar se me të ka përjetuar shumë zhgënjim dhe tradhti, pasi ai ishte lidhur me një tjetër ndërkohë që ishte ende me të.

“Kam qenë me të, u nda me mu se nuk i pëlqente që unë qaja, se kur u njoftua me mu më pa në televizion veç tu qesh dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë, ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja ia paguaja borxhet.