Ajo që po ndodh në qytetin turistik të Sarandës, thyen të gjitha limitet e natyrës dhe domosdo ligjet urbanistike të këtij shteti. Njerëz zuzarë e kusarë që ngrihen mbi pazare të ndyra me administratën shtetërore, kanë kthyer zonën nga një territor me peisazh piktoresk e turristik, në një vend tëg denjë me getot kriminale të Brazilit.
Betoni, rrëmuja dhe asnjë lloj arkitekture, i kanë zënë frymën dhe vijon t’ia zerë Sarandës, ku çukitja e sqeparit dhe zhurma e betonjeres, po bëjnë kërdinë në Sarandë.
E teksa qyteti vuan këtë pjesë tragjike dhe marje fryme, goditjet e s’qeparit, as nuk i ndjen dhe as nuk i dëgjon drejtoresha e IKMT-së Sarandë, Romina Pulaj.
Pulaj tundet e shkundet brenda mureve të zyrës së saj, ndërsa reptësinë e forcën, e shfaq vetëm me vartësit dhe ndonjë familjar që endet rrugëve të qytetit të rregullojë, një çati apo të ndërojë një dritare shtëpie.
Pulaj jeton çdo ditë mes skelave që ngrihen dhe drunjëve që shtrihen, për të ndërtuar armaturën dhe pasandej katin pa lejë, por për qamet nuk bën asnjë verifikim të këtyre ndërtimeve pa lejë, që mbijnë si çibane çdo ditë në territorin e Sarandës.
Forca e oligarkëve dhe korrupsionit, i kanë tharë gjuhën Romina Pulaj, e cila edhe pse është përballë një fakti kaq flagrant, nuk nguron të marë masa për të ndaluar këtë situatë.
Pallatet që ndërtohen pa lejë për ditë me diell dhe jashtë çdo kondicioni urbanistik, apo siç thotë populli byth më byth me njëri-tjetrin, nuk i bëjnë asnjë përshtypje sharlatanes të IKMT-së, Romina Pulaj.
Çukitjet e sqeparit nuk shqetësojnë dhe shefin e komisariatit të Sarandës, mikun e familjes së Ardi Veliut, i cili u katapultua në këtë post pikërisht pas konfliktit me armë mes dy grupeve, tek Bar “Orange” në Sarandë.
Familja Veliu është në dalldinë e vetë të shkarkimeve, ndërsa bosat në Sarandë kanë grasatuar sqeparët dhe betonjerët për të ndërtuar një kat shtesë më lart.
Romina Pulaj dhe shefi i komisariatit Sarandë, nuk vepron në kohë për parandalimin e ndërtimit pa leje, por të dy qëndrojnë me duar mes shalëve dhe nuk bëjnë detyrë.
Videot amatore të mbëritura në redaksinë tonë tregojnë qartë ndërtimin pa lejë, të realizuar në një objekt që ka vetëm leje për 5 kate. Banorë të zonës për rreth, kanë depozituar kallëzime penale ndaj Romina Pulaj dhe shefit të komisariatit, Sarandë të cilët janë hapur në “Shpërdorim të detyrës” së tyre.
Sipas materialit hetimor të përcjellë në prokurorinë e këtij qyteti, thuhet se Zambak Beqiri dhe Trëndelina Beqiri, kanë konflikt me Kolë Nokun, ky i fundit administrator i shoqërisë “Noku 2008”.
Kjo shoqëri ka marë një lejë ndërtimi nga bashkia Sarandë, në vitin 2006, për të ndërtuar pallat në pronën e Aleko Likës, por pallati nuk është ndërtuar brenda afatit kohor prej 3 vitesh, afat kur duhej të zbatohej leja e ndërtimit.
Për shkak të djegies së lejes së ndërtimit, Aleko Lila, së bashku me shoqërinë “Albano Konstruksion”, kanë aplikuar sërisht për pjesë ndërtimi për një truall ku kufitarë janë, Zambak dhe Trëndafile Beqiri.
Në vitin 2017 bashkia ka miratuar një leje ndërtimi, por sërisht kësaj leje i ka përfunduar afati i ndërtimit.
Gati 1 muaj më parë një shoqëri tjetër e quajtur “Noku 2008” ka filluar të ndërtojë pa lejë duke vendosur skelat dhe u futur në konflikt me personat kufitarë. Tashmë prokuroria e Sarandës, ka filluar hetimet.
Ndërsa Romina Pulaj, tundet e shkundet me Martin Arapin vartësin e saj në IKMT-në Sarandë, që Romina s’meret vesh nëse e mban në punë si burrë apo si dashnor brenda organikës së institucionit shtetëror që drejton.