Një incident i rëndë është shënuar në Greqi. Mediat greke raportojnë se një person me origjinë shqiptare bëri një kallëzim në policinë greke se ka parë një foshnje të braktisur në një rrugë në Aspropyrgos.
Policia iu përgjigj menjëherë kësaj thirrje dhe shkoi në vendin e ngjarjes, ku bëri edhe një kontroll për të gjetur prindërit e foshnjës por nuk pati rezultat.
Kur iu afruan njërës prej shtëpive në zonë, dëgjuan klithmat nga brenda një makine. Pastaj ata u befasuan kur zbuluan se një foshnjë tjetër ishte braktisur dhe lënë brenda një makine. Pastaj ata dëgjuan të qara të tjera dhe gjetën tre fëmijë të tjerë në bagazhin e mbyllur.