“Po karikojnë njëri tjetrin…”/ Fifi acarohet me komentet e konkurrentëve për marrëdhënien e saj me Granitin

Mbrëmjen e djeshme Big Brother VIP pati momente emocionuese, por edhe diskutime të forta. Fifi me Granitin u ftuan në dhomën e rrëfimit për të diskutuar dhe qartësuar çfarë po ndodh mes tyre.

Graniti: E kam cek që këtu jemi si familje qeshim, gëzojmë, po kur ka momente që ndihemi keq vetëm Fifi më është gjendur pranë, më ka fol, madje edhe më ka ushqy. I kemi mendimet e njëjta, kemi gjuhë të përbashkët, mbase dhe po lind diçka.

Fifi gjithashtu pohoi se me Granitin ndihet mirë dhe se mund të lind diçka.

Ata panë gjithashtu mendimet e banorëve për ta ku shumica mendonin se mund të kenë thjesht shoqëri. Fifi reagoi ndaj Palomës duke i thënë se nuk e priste prej saj atë lloj komenti, pasi ka treguar konfidenca me të dhe Paloma i tha se ajo nuk i ka shprehur që pëlqen Granitin, pra nuk kishte pse mendonte të kundërtën.