Tifozët hodhën shishe me ujë ndaj lojtarëve polak, reagon ashpër FIFA

Pas incidentit në ndeshjen e djeshme Shqipëri-Poloni ku tifozët shqiptarë hodhën shishe ndaj futbollistit polak pas golit të shënuar ka ardhur dhe reagimi i FIFA-s.

“FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm”.

“FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi”.