Një dosje hetimore që ndodhet në arkivën e prokurorisë së posaçme SPAK, duket se i janë hapur fletët, si petët e lakrorit, dhe po studjohet me imtësi nga prokurorët e SPAK.
Është një cështje që fillimisht u hetua nga prokurorja, Doloreza Musabelliu, nga ku u deklarua fajtor dhe dënua nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli.
Por çështja në fakt, ka akoma vlagë dhe mjaft biseda kompromentuese që doemos kërkojnë vëmëndje për tu hetuar me imtësi.
Kjo pasi në redaksinë tonë, kanë mbëritur një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e kohës, të cilat nuk kompromentojnë vetëm prokurorin, Spartak Çoçoli, por edhe një prokuror tjetër që në përgjime mban nofkën “Don Çiço”.
Kur e dëgjon për herë të parë këtë term, të krijohet përshtypja se në Gjirokastër, veç shërbimeve agjenturore greke, vepron një anëtar i klaneve manfioze të Amerikës Latine. Por në fakt “Don Çiço” është pikërisht prokurori me emrin, Emëror Kasaj.
Kasaj një personazh tashmë i bërë disa herë publik si i përfshirë në skandale dhe abuzim me detyrën, del në përgjimet e prokurorisë me nofkën “Don Çiço”.
“Don Çiço” është kapur në përgjime duke biseduar me prokurorin e pezulluar nga detyra dhe të dënuar më pas nga gjykata, Spartak Çoçoli.
Në përgjimet e kryera del fakti se “Don Çiço” ose Emëror Kasaj, pyet Spartak Çoçolin se: “…si është gjëndja me të bardhën aty…? Dhe më tej sërisht e pyet Çoçolin duke i pohuar se: A të sjell në qef që kur e shikon…?” çmënduria e Don Çiços arrin dhe më tepër duke thënë se “imagjino kur e provon”.
S’dihet me saktësi se për çfarë të bardhe e ka pasur këtë bisedë, “Don Çiço” i Gjirokastrës.
Dhe që më pas Spartak Çoçoli ia kthen prokurorit me nofkën “Don Çiço”, duke i thënë: “…Do vish tek karameli, se jam me lisin…?. Dhe që mandej, Emëror Kasaj ja kthen se do vijë në Gjirokastër të nesërmen në darkë vonë.
“…Po kullot dhentë “Don Çiço”? Këto gjëra bëjnë njerëzit e medhënj për të gjetur qetësinë shpirtërore…”- shkruan Emëror Kasaj në bisedat e përgjuara nga prokuroria e Krimeve të Rënda.
Mes shumë bisedave të përgjuara që tashmë janë në verifikim e sipër nga SPAK, vihet re dhe një përplasje mes shefit të prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka, me një vartësin e vetë.
Spartak Çoçoli, i thotë “Don Çiços” se: “…po zihet Juli me Drinin dhe Miri përpiqet ti ndajë…”. Ndërsa teksa flasin së bashku, dy prokurorët, njëri i proceduar dhe dënuar dhe tjetri në detyrë me plot skandale, flasin për një ngjarje vetëvrasje që ka ndodhur në Gjirokastër.
“…Don Çiço”, ti je i gatshëm se ka varur veten një çun i ri në Gjirokastër…?”. Dhe që Emëror Kasaj ja kthen, “…ej ti je karagjoz, unë ja i gatshëm por këtë çështje do t’ia delegoj Julit se jam i sëmurë tani…Ai Juli, ai e nxjer motivin direkt ai… hahahah…”.
Këto janë vetëm një pjesë e bisedave të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që tashmë janë hapur dhe po studjohen nga prokurorët e SPAK. “Don Çiço”, është një nga personazhet e kësaj prokurorie që flet për të bardhën, por nuk dihet me saktësi së për çfarë të bardhe e ka fjalën.
Tashmë është fakt se Emëror Kasaj apo “Don Çiço” i Gjirokastër është futur në vorbullën e inspektimeve nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe që mandej mund të bëhet dhe objekt i kolegëve të tij në prokurorinë e Posaçme SPAK.