“Sa të dhemb të lëndosh njerëzit që do”/ Ribashkohen Wanda Nara dhe Mauro Icardi pas tradhtisë së futbollistit

Wanda Nara dhe Mauro Icardi mesa duket kanë lënë pas çdo gjë dhe tashmë janë ribashkuar më të dashuruar së kurrë.

Vetë Icardi ka publikuar  një foto ku shkruan: “Faleminderit dashuria ime qe vazhdove të besosh në këtë familje kaq të bukur. Faleminderit që vazhdon të jesh motori i jetëve tona. Sa të dhemb të lëndosh njerëzit që do. E kupton kur ke faljen e atyre që lëndove,” shkruan Icardi.

Sakaq, kujtojmë se ditët e fundit u zbulua tradhtia e Icardit me aktoren e njohur argjentinase Eugenia Suarez. Ajo u zbulua nga Wanda, përmes një hetuesi privat, që kontrolloi lëvizjet e sulmuesit dhe zbuloi mesazhet në rrjete sociale me aktoren.