Telefononi policinë, e vrava me çekiç!” Telefonata e frikshme, zbardhet ngjarja e rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Raportohet se një grua është vrarë nga ish i dashuri i saj. Mediat në vend raportojnë se bëhet fjalë për 49-vjeçaren Elena Casanova e cila u vra me çekiç nga 59-vjeçari Ezio Galesi në mes të rrugës në Brescia.

“Telefononi karabinierët, e vrava me çekiç,” është dëgjuar t’u thërrasë fqinjëve autori, i cili është vënë në pranga.

Ngjarja ndodhi jashtë shtëpisë së gruas e cila jetonte në fshat prej 15 vitesh dhe ishte e angazhuar me fushatat mjedisore me komunitetin lokal.