Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar 3 amendamentet kushtetuese që janë miratuar nga grupi parlamentar i PD, një prej të cilave përfshin vettingun e politikanëve.
Akademiku Artan Fuga e quan ide mediokre dhe të dëmshme.
Nga Artan Fuga:
Ideja mediokre e vetingut të politikanëve
Cfarë ideje mediokre, e dëmshme, populiste kjo e vetingut të politikanëve!
A thua se nuk ka organe që kontrollojnë pasurinë e deputetëve dhe politikanëve! A thua se nuk ka Prokurori dhe gjykata!
Nuk funksionojnë? Po kush tha se kjo struktura tjetër që gjoja do të kontrollojë hajdutlliqet me pasuritë publike të politikanëve do të funksionojë!
Hajde pra hapim gjyqet e kaluara!
Pse kështu ndërtohet shteti? Me struktura të posaçme si komitetet e shpëtimit publik në Francën e shekullit 18? Apo me gjyqet e posaçme të revolucionit bolshevik? Apo me kontrollet puntore – fshatare të viteve 70 në Shqipëri?
E bëtë telef shtetin me struktura mbi struktura! E bëtë çorap!
Edhe pastërtinë e politikanëve doni ta ktheni në një çështje urgjente, pra që gjykohet me struktura ad hoc? A thua nuk kemi gjykata administrative!
Regulloni mo shtetin, mjaft me këto ide mediokre populiste! Ka aq struktura sa t’i tregojnë vendin hajdutëve, abuzuesve politikanë. Po kush i le seeeeee!
Cfarë mungese fantazie, veting gjyqtarëve tani veting politikanëve!
Bëni veting edhe për lojtarët e dominosë buzë detit!
Pra prokurorëve dhe gjykatësve të vetinguar nuk u besohet të kontrollojnë deputetët.