Ç’po ndodh me fatin e dy shokëve të Aldi Ramës, të riut që vrau oficerin në Lezhë? Vendimi për Armando Markun dhe Kristjan Sherrin

Dy miqtë e Aldi Ramës, të riut që vrau nën komisarin Saimir Hoxhën, janë lënë në burg pa afat.

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesën e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë.

Ata nuk kanë treguar ngjarjen dhe për këtë pasojë ndaj tyre është ngritur akuza “moskallëzim krimi”.

Oficeri i policisë Saimir Hoxha u vra teksa po kthehej nga një aksion antikanabis në Vain. Ai ishte bashkë me dy koleg të tij dhe gjatë kthimit konstatuan një automjet të dyshimet dhe e ndaluan për ta kontrolluar.