Gafat ligjore të kryera me qëllim, nuk kanë fund për prokurorin e çudirave Ermir Lelçi i cili e ka përdorur organin e akuzës për të favorizuar familjarët e tij të cilët janë kallzuar penalisht në organin e ndjekjes penale.
Një rast kriminal i hetuar nga Prokurori “matrapaz” Ermir Lelçi është se ky prokuror ka hetuar bashkëshorten e tij zj. Arrine Vate Zelna në kuadër të një kallzimi të bërë nga ana e Shtetasit Gjon Podja, Ndok Qepuri, Nikolle Smajlaj, Mark Pusi, dhe Prele Gjoni.
Prokurori Ermir Lelçi e ka hetuar me paanësi bashkëshorten e tij i cili ka dal në konkluzionin se Bashkshortja e tijë nuk ka kryer vepër penale, dhe pas një hetimi 2 vjeçar ka kërkuar pushimin e gjykimit.
Ky hetim i kryer nga Prokurori Ermir Lelçi, është aqsa korruptiv dhe qesharak, njëkohësisht dhe një skandal i cili nuk duhet të ndodh në një shtet demokratik.
Legjistlacioni në këto raste është i plotë dhe e ndalon Prokurorin Ermir Lelçi të kryej hetime të tilla në favor të bashkëshortes së tij, dhe veprime të tilla skanë ndodhur as në diktaturën 50 vjeçare e të Enver Hoxhës.
Shtetasit Gjon Podja, Ndok Qepuri, Nikolle Smajlaj, Mark Pusi, dhe Prele Gjoni i janë drejtuar redaksisë së www.infront.al me një ankesë për faktin e mëposhtëm i cili konsiderohet Kriminal.
Nga ana e tyre pretendohet se kanë bërë kallzim penal drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për disa funksionar të Agjensia e Trajtimit te Pronave Tirane , shtetasin Nikolin Kujxhija,Justereza Kujxhija, Marije Kujxhia, Çeçiljana Kujxhia.
Fakti penal i kallëzuar është se palët e kallziuara i kanë grabitur me dokumenta të falsifikuara një pasuri Prona(Truall&Ndërtesë), e cila ndodhet në pjesën Jug-lindore të qytetit të Shkodrës, rreth 1.3km larg qendrës administrative të qytetit, në lagjen Tre Heronjt.
Ata pretendojnë se ju është cënuar e drejta e tyre e pronësisë nga veprimtaria kriminale e shtetit dhe një nga përfaqsuesit e shtetit të kallzuar është dhe bashkëshortja e prokurorit Ermir Lelçi e cila sipas bashkëshortit të saj është e pafajshme.
Kjo pasuri është regjistruar mbi pasurinë e paluajtshme truall+ndërtesë, me nr 16/274, zona kadastrale 8593, vol.27, fq 73, me sipërfaqe trualli 4000 m2 , dhe sipërfaqe ndërtimore 1241,43m2.
Nikolin Kujxhija,Justereza Kujxhija, Marije Kujxhia, Çeçiljana Kujxhia me një hetim të më parshëm të bërë nga prokurorja Arta Marku ju është provuar falsifikimi i përfitimit të kësaj pasurie me vendim penal të formës së prerë, i cili ka kaluar dhe gjithë shkallët e Gjykimit në Shqipëri.
Pasuria e më sipërme truall+ndërtesë, me nr 16/274, zona kadastrale 8593, vol.27, fq 73, me sipërfaqe trualli 4000 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 1241,43m2, ka qënë pasuri e ndërmarjes Rruga Ura në dhe me vendimin nr 621 datë 04.09.1995 të K.K.K.Pronave Shkodër, trualli me dokumenta të falsifikuara i është dhënë një ish zyrtarit të lartë të shtetit z. Nikolin Kujxhija.
Nikolin Kujxhija, është favorizuar nga një tjetër gjyqtare matrapaze siç është dhe gjyqtarja Izabela Radovani, e cila nuk ka hetuar gjyqësiosht një mal me letra fallco dhe i ka dhënë të drejtë krimit shtetëror.
Më pas në 2011, janë privatizuar Godinat e Ndërmarjes ish Gjeologjia, e cila ndodhej mbi truallin e përfituar me vendimin nr 621 datë 04.09.1995 të K.K.K.Pronave Shkodër.
Nga një gjykim civil i bërë në Gjykatën Shkodër rezulton se vendimin nr 621 datë 04.09.1995 të K.K.K.Pronave Shkodër , nuk ka të bëj fare me pasuritë e Ndërmarjes ish Gjeologjia Shkodër dhe ndodhet në një tjetër vënd, dhe kjo pasuri i përket trashgimlënësve të shtetasit Paç Marku e vërtetuar me dokumenta ligjor.
I gjith dokumentacioni i përgatitur përprivatizimin e Godinave të Ndërmarjes ish Gjeologjia Shkodër, janë përgatitur nga shtetasja Arrine Vate Zelna bashkëshortja e prokurorit Ermir Lelçi, e cila ka qënë juriste e Ndërmarjes ish Gjeologjia Shkodër(Rruga Ura).
Ky fakt penal është kallzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe i ka rënë për hetim Prokurorit Ermir Lelçi , i cili është bashkshorti Arrine Vate Zelna e cila ka qënë juriste e Ndërmarjes ish Gjeologjia Shkodër, e cila ka qënë pjesë e falsifikimeve dhe e vjedhjes me anën e mashtrimit të pronës Shtetërore.
Ditë më parë ju kemi publikuar se si prokurori Lelçi ka hetuar motrën e vetë duke e kthyer prokurorinë Shkodër në pazar të pisët.
Lajmin e gjeni në linkun e mëposhtëm:
http://infront.al/index.php/2020/11/07/skandalkorrupsioni-prokurorit-të-shkodres-ermir-lelci-motra-kallzon-ai-heton/