Papa Françesku ka bërë një thirrje të fortë në një mesazh të regjistruar ekskluzivisht për BBC drejtuar thirrje liderëve botërorë që takohen në konferencën e OKB-së për Klimën në Glasgow për të ofruar “përgjigje efektive” ndaj emergjencës mjedisore dhe për të ofruar “shpresë konkrete” për brezat e ardhshëm.
Gjithashtu, Papa foli për krizat duke përfshirë pandeminë Covid-19, ndryshimet klimatike dhe vështirësitë ekonomike, dhe i kërkoi botës t’u përgjigjet atyre me vizion dhe vendime radikale.
“Ne mund të përballemi me këto kriza duke u tërhequr në izolacionizëm, proteksionizëm, ose mund të shohim në to një shans real për ndryshim.”
Ai nënvizioi nevojën për “një ndjenjë të ripërtërirë të përgjegjësisë së përbashkët për botën tonë”, duke shtuar se “secili prej nesh, kushdo dhe kudo që të jetë mund të luajë rolin tonë në ndryshimin e reagimit tonë kolektiv ndaj kërcënimit të paprecedentë të ndryshimit të klimës dhe degradimi i shtëpisë sonë të përbashkët”.