Einxhel i përshpërit në vesh Donaldit: Je shumë s*ksi

Moderatorja Einxhel Shkira ka bërë bujë menjëherë me hyrjen e saj në “Big Brother VIP” . Së fundmi, gjatë një loje, ajo i ka pëshpëritur Donaldit te veshi duke i thënë: “Je shumë sexy”.

Gjatë kohës që po darkonin, vajzat kanë luajtur lojën me pyetje dhe dënime. Secila që nuk i është përgjigjur pyetjes që i ka rënë, do të kishte një dënim.

Por, veprimi që ka marrë më shumë vëmendje, është ai i banores së re, Einxhel Shkira.

Pas kësaj, Donaldi duket sikur është paksa i habitur.

Kujtojmë që më parë dyshja kanë punuar së bashku, në emisjonin “Binjakët”. Mbase Einxhel është ndjerë komode të thotë mendimin e saj për Donaldin duke qënë se njihen edhe më herët.