Gjykata e Apelit dënon me 25 vite burg Jetmir Koxherrin. Akuzohet për tentativë vrasje pasi plagosi me 3 plumba në fytyrë dhe në trup 6 vjecarin në Bulqizë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e nisjes së një konflikti në lokal mes 27 vjeçarit, Jetmir Koxherrit dhe babait të 6 vjeçarit dhe më pas degradoi deri në përdorjen e armëve.
Koxherri ka marrë armën dhe në tentativë për të qëlluar personin me të cilin u konfliktua, gabimisht qëlloi me 3 plumba që kapën në fytyrë dhe në trup djalin e tij 6 vjeçar i cili në ato momente po flinte gjumë dhe fatmirësisht arriti të shpëtonte.