Rama bën ndryshime të reja në qeveri

Albana Tole është emëruar zv.ministre e Arsimit dhe Sportit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.Ajo zëvendëson Oltion Rrumbullakun, i cili lirohet nga detyra si zëvendësministër i Arsimit.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Albana Tole emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.