8 të vdekur në koncertin tragjik, reperi i njohur bën lëvizjen e radhës

Reperi i njohur Travis Scott do të paguajë shpenzimet mortore për 8 personat që vdiqën në Festivalin Astroworld në Hjuston.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë koncertit të këngëtarit. Po ashtu mediat e huaja raportojnë se Scott do të ofrojë kujdes falas për shëndetin mendor dhe ndihmë shtesë për ata që janë prekur nga tragjedia.

Pas ngjarjes së rëndë, ku turma e njerëzve u shtyp, 30-vjeçari po përballet me reagime të ashpra, pasi akuzohet se po vazhdonte koncertin edhe pse situata kishte dalë jashtë kontrollit.

Mësohet se po ashtu se këngëtari ka anuluar koncertet.