Vëllai i viktimës zbardh detaje nga krimi: Isha i lidhur prej një viti me 14-vjeçaren dhe mamaja e saj e dinte

Një sherr me thika tronditi disa ditë më parë Elbasanin ku një person mbeti i vrarë.

Mikel Kovaçi vëllai i viktimës, në një lidhje Skype me emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka rrëfyer detaje nga ngjarja tragjike.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Spitali Ushtarak ku edhe po merr trajtim mjekësor, i riu tha se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai tregoi se është takuar me vajzë pasi i ka shkruar 14-vjeçares në “Instagram” dhe ajo ka pranuar.

“Kam dalë nga shtëpia në orën 4, kam takuar babain kam marrë qesen me ushqime dhe kam ikur në shtëpi. I kam shkruajtur vajzës në Instagram për tu takuar dhe më tha mirë. Duke bërë muhabet vjen personi me kapuç dhe nuk e njoha. Ai nuk reagoi në fillim më qëlloi mua por ika me vrap dhe nuk e di çfarë ndodhi sepse ika. Unë nuk kam qëndruar gjithë ditën me vajzën. Kam qëndruar me babain kam pirë kafe. Kam dalë kam mbaruar punët e mia më pas kam takuar vajzën”, tregoi ai.

-Kishit thjesht shoqëri me vajzën?

Mikel Kovaçi: Jo.

E kishe të dashur?

Mikel Kovaçi: Po

Prej sa kohësh ishit bashkë?

Mikel Kovaçi: Prej një viti

E dije që ishte 14-vjeç dhe që është e ndaluar të shoqërohesh?

Mikel Kovaçi: Po e dija

Si ka qenë njohja?

Mikel Kovaçi: Me anë të shoqërisë

Si ka qenë ky vit për ju?

Mikel Kovaçi: Nuk jam në gjendje të flas

Me vëllain, familjarë je takuar e dinin për lidhjen?

Mikel Kovaçi: Vëllai nuk e dinte, e ëma e dinte lidhjen

E ka miratuar lidhjen?

Mikel Kovaçi: Se di