Kryeministri Rama i jep qytetarëve mesazhin e rëndësishëm që në mëngjes (Video)

Me anë të një postimi në rrjetin social kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh për qytetarët në lidhje me pastërtinë e Shqipërisë.

Ai ka publikuar një video nga momenti i pastrimit të Shqipërisë, teksa u bën thirrje qytetarëve që mos i hedhin mbeturinat në rrugë.

“MIRËMËNGJES  dhe me këtë moment nga pastrimi i Shqipërisë që vazhdon përditë, si edhe me lutjen që të mos hidhni mbeturina rrugëve, në shenjë dashurie për atdheun tonë të përbashkët, ju uroj një ditë të mbarë ” shkruan Rama në postimin e tij.