Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 8.544 infektime të reja me COVID-19.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se janë shënuar 53 viktima nga virusi. Sa i përket të shëruarve ato janë 4.033 ndërsa shkalla e pozitivitetit është 1.6%.
Sipas të dhënave të publikuara, 115.112 qytetarë janë aktualisht pozitivë në të gjithë territorin e vendit fqinj. Vlen të theksohet më tej, se që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar në total 4.852.496 persona të infektuar dhe 132.793 viktima.