Para pak ditësh, Kendall Jenner ishte e ftuar tek dasma e një prej mikeshave të saj, Lauren Perez, ku shkoi e shoqëruar bashkë me Hailey Bieber dhe Bella Hadid.
Supermodelja, duke qenë se ka luksin e të zgjedhurit çdo lloj fustani, vendosi për këtë! Kendall u shfaq e veshur me fustan si ky dhe përtej faktit që duket WOW, veshja e saj mërziti shumë njerëz rreth e përqark internetit.
Një pjesë e mirë e tyre, e panë zgjedhjen e saj si mungesë të theksuar etike ndaj eventit. Dihet botërisht, që ditën e dasmës është nusja ajo që duhet të marrë vëmendjen maksimale, por s’jemi dhe aq të sigurtë nëse njëra prej të ftuarave është Kendall Jenner.
“Fustan i lezetshëm, por është i tmerrshëm për dasmë. Gjithë kjo para dhe nuk kanë klas dhe as konsideratë për të tjerët!”- shkruhej në një prej komenteve dhe siç duket nga numri i like-ve, dhjetëra të tjerë mendonin si ai.
“E ka seriozisht? Unë do t’i kërkoja të largohej!”- shkruan dikush tjetër.