Skandal: “Banka Amerikane të Investimeve”mashtron klientët e saj

Në datën 2 shkurt 2018 është shitur Banka Kombëtare e Greqisë dhe ka përfituar  rreth 25 milionë euro nga shitja e degës së saj në Shqipëri. Grupi bankar grek ka pranuar në muajin nëntor të vitit 2017, ofertën e Bankës Amerikane të Investimeve dhe palët kanë qenë në negociata për mbylljen e kontratës së shit-blerjes dhe të detajeve teknike të lidhura me transaksionin.

Shitja e NBG Bank Shqipëri është pjesë e planit të ristrukturimit të grupit bankar grek, që parashikon shitjen ne aseteve jashtë Greqisë dhe konsolidimin e aktivitetit bankar në tregun Helen. Në Shqipëri, NBG zotëron rreth 40 miliardë lekë asete, për një pjesë tregu rreth 2.8%. Pas blerjes së NBG, Banka Amerikane e Investimeve pritet të dyfishojë vlerën e aktiveve në zotërimin e saj, në rreth 81 miliardë lekë, mbështetur kjo në statistikat e shtatorit 2017. Kjo blerje do ta bëjë ABI Bank bankën e gjashtë më të madhe në tregun shqiptar, me afro 5.65% të aseteve totale të tregut, shumë afër Societe Generale, që mban vendin e pestë, me 5.77%.

Por ajo që është më e çuditshmja është se nga momenti i kalimit e aksioneve  nga NBG Bank  te Banka Amerikane të Investimeve , rrejdimisht kanë kaluar dhe kontratat me klientët që kishinmarrë kredi në bankën NBG Bank .

Nga ky moment ka filluar tmerri për klientët e NBG Bank  të coilët janë vjedhur dhe vijojnë të vidhen nga NBG Bank, duke shkelur çdo ligj dhe udhëzim të Bakës së Shqipërisë me qëllimin e vetëm atë të përfitimit në mënyrë kriminale.

Banka Amerikane të Investimeve ka rritur penalitetet e kontratave dhe njëkohësisht nuk i ka njohur një shumë pagesa klientëve të kryera në sportelet e NBG Bank , duke i diskriminuar dhe duke i trajtuar ata në kushte jo ligjore dhe duke i vjedhur në mënyrën më barbare të mundur.

Në ligj është përcaktuar kufiri maksimal i kamatave të lejuara, në legjislacionet përkatëse, shërben si barierë për të shmangur lidhjen e kontratave me kushte të tilla që të çojnë në humbje ose dëmtim të shpërpjestuar të interesave të palës kontraktore por banka ABI nuk i respekton këto kushte duke u bërë kështu haptaz një bankë e cila jo vetëm se cënon të drejtat e qytetarëve, por ajo është kthyer në një bank e cila e ka kthyer aktivitetin e saj në një aktivitet kriminal dhe pikërisht atë të vjedhjes me anën e mashtrimit.

Pafund janë rastet të cilat janë denoncuar pranë redaksisë tonë të cilat do ti publikojmë në ditët në vijim me fakte dhe prova në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Një tjetër skandal i kryer nga ana e Abi Bank, është  se kjo bankë në mënyrë të njëanshme ka ndryshuar palët nëpër kontrata, duke shtuar edhe  dhe persona të tjerë si bashkëhuamarrës, në një kohë kur ai nuk ka qënë në këtë cilësi dhe as nuk është paraqitur ndonjëherë në ambjentet e kësaj banke për të marrë ndonjë kredi.

Saknadali vazhdon dhe më tej nga Abi Bank  e cila në shumë kontrata, po në mënyrë të njëanshme janë ndryshuar edhe kushtet kontraktore, në lidhje me interesat, këstin mujor dhe kohëzgjatjen e kredisë dhe shumë të drejta të tjera të cënuara nga po kjo bankë.

Këto janë veprime të paligjshme dhe flagrante në keqbesim të kryera nga ana e ABI Bank pasi palët  kredimarrëse nuk e kanë  firmosur kontrata të tilla për të pasur statusin e kredimarrësit.

Skandalin e kryer nga ana e Abi Bank e ka marrë në mbrojtje dhe Banka e Shqipërsië e cila në vënd që të marrin masa për parandalimin dhe ndërshkimin e këtyre vjedhjeve ka vepruar në të kundërt dhe e ka marrë në mbrojtje.