Bëmat dhe skandalet e antarëve të KPK nuk kanë të mbaruar dhe gradualisht po demaskohen në çdo drejtim si në fushën e moralit, integritetit, pastërtisë së figurës dhe pasurive, të cilat nuk kanë burim të ligjshëm ose kanë burime të cilat vijnë nga aktiviteti kriminal.
Nuk ka një gjykatë dhe prokurori, ku nuk mund të gjesh skandale të cilat janë nga më të ndryshmet, por ato nuk janë më të rënda se ato të antarëve të KPK , të cilët e kanë kthyer vetingun në një korporatë private.
A mund të pretendojmë që antarëve të KPK , të inkriminuar të cilët skan moral, integritetit apo pastërti të figurës, dhe të krimbur me pasuri të cilat nuk kanë burim të ligjshëm, ose kanë burime të cilat vijnë nga aktiviteti kriminal, si në rastin më flagrant të këtij institucioni që është antarja Xhensila Pine.
KPK është një vatër e madhe infeksioni i padrejtësive në të cilën komisonerët e Vettingut kanë gjetur strehë për të fshehur mashtrimet dhe pasuritë e tyre, të cilat janë pa justifikim dhe me shumë gjasa kemi të bëjme me të ardhura që kanë si burim aktivitetin kriminal të kryer në vite prej tyre.
Nuk është rasti i parë që redaksia e in-front.org , ka publikuar fakte mbi komisioneren Xhensila Pine, e cila ka një pasuri të konsiderueshme të padeklaruar dhe me shumë gjasa kanë si burim aktivitetin kriminal të kryer nga ana e saj, gjat kohës së punës që ajo ka kryer në Drejtorinë e Pastrimit të Parave, e cila në vënd të luftonte paligjshmërinë është bërë palë me krimin e organizuar.
Xhensila Pine ka ndërtuar një banesë 5 katëshe në mes të Tiranës, dhe një zot e di se me çfar burimi të ardhurash e ka ndërtuar këtë pallat kjo komisionere e cila në ditët e sotme kontrollon gjyqësorin në Shqipëri, dhe merr vendime për të njëjtat fakte që ajo vet i ka shkelur me tw dyja këmbët.
Si mund që komisionerja Xhensila Pine të kontrolloj gjyqtar dhe prokuror për ligjshmërinë e pasurive kur kjo nuk ka dhënë asnjëher shpjegime për vilën 5 katëshe të ndërtuar në qëndër të Tiranës edhe pse e ka detyrim ligjor.
A ka detyrim ligjor ose moral komisionerja Xhensila Pine, të na japin shpjegime në lidhje me burimin e të ardhurave të ligjshëme, për vilën 5 katëshe të ndërtuar në qëndër të Tiranës, e cila kap vlerën e rreth 1.000.000 eurove?
A ka detyrim ligjor ose moral që komisionerja Xhensila Pine, të na japin shpjegime në lidhje me burimin e të ardhurave në vlerën e rreth 1.000.000 eurove, të cilat nuk I ka deklaruar asgjëkundi?
A ka detyrim ligjor ose moral, komisionerja Xhensila Pine të deklaroj vlerën e rreth 1.000.000 eurove, dhe të paguaj taksat për këto të ardhura si çdo qytetar tjetër në këtë shtet?
Për këtë skandal askush nuk reagon dhe shtetasja Xhensila Pine edhe pse përpara një krimi të kryer askush nuk mer masa ta hetoj atë dhe ta vëj përpara përgjegjësisë penale dhe të marin ndërshkimin e duhur në lidhje me krimet që ajo ka kryer në shtetin Shqiptar.
Askush nuk heton se ku i gjeti lekët, kush i’a dha miratimin për të nisur ndërtimin e viles e cila është ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me ligjet e Republikës së Shqipërisë.
Komisionerja Xhensila Pine nuk e ka deklaruar këtë kullë pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë, në ILDKPI dhe sërish jemi përpara një tjetër fakti penal, i cili nuk po hetohet nga SPAK , dhe mesa duket është në gjum të përjetshëm letargjik pa mar masa për këtë krim kaq evident.
Para se të bëhej pjesë e KPK-së, Xhensila kishte deklaruar këtë pronë në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, si pronë në emër të bashkëshortit të saj Egon Sinani, si trashëgimni por pa i caktuar vlerë, pasi vlera e këtij objekti kap shifra marramëndëse rreth 1.000.000 euro, dhe këto velra cilido e kupton se nuk mund të bëhet me punë të ndershme.