Kush ishin gjigandët e parë të Tokës

Një zvarranik gjigand 17 metër i gjatë dhe me peshë 40 tonë zotëronte oqeanin e 246 milionë viteve më parë, pikërisht në pjesën ku sot ndodhet Nevada. Paleontologët besojnë se krijesa mund të ketë qenë gjigandi i parë në planet pasi është më e hershme se dinozaurët.

Fosili, Cymbospondylus youngorum u gjet nga një shtresë shkëmbinjsh që i përkisnin Triasikut të Mesëm dhe është një ekzemplar i një grupi të madh zvarranikësh ujorë që notonin nëpër oqeane 250-90 milionë vjet më parë.

Ajo çfarë është më interesantja për këto krijesa, është zhvillimi i tyre në madhësi, që u krye brenda 3 milionë vjetëve, shumë herë më shpejt sesa balenat.