Mes denoncimeve, dokumeteve dhe filmimeve për korrupsionin e gjithanshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në skenë del një personazh kyç i përfshirë në mashtrime me pasoja të rënda, falsifikime, evazion fiskal, mashtrim me taksat, ndikim të paligjshëm, sekser, korruptim të funsksionarëve publike, ndërsa instruktorët e tij janë denoncuar se ngacmojnë seksualisht vajzat kursante, si të ishin rrugaçë ordinerë.
Bëhet fjalë për ‘Suden’ dhe ‘oktapodin’ e autoshkollave në Tiranë, Behar Laze, pronar i autoshkollës Laze, një matrapaz i vjetër patentash. Behar Laze e ka ushtruar veprimtarinë e zezë nën obrellën e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtorisë së Tatimeve, Krimit Ekonomik, Qendrës Kombëtare të Biznesit si dhe para hundës së Prokurorisë së Tiranës.
Le të ndalemi tek faktet. Autoshkolla Laze, edhe pse me volumin më të madh të punës në Tiranë, deklaron në tatime një patentë rreth dhjetë herë më pak se sa çmimi real. Ndërsa çmimet kanë ardhur duke u rritir vit pas viti, Behar Laze vetëm e ka ulur vlerën e deklaruar të patentës, duke shmangur taksat dhe vjedhur rrjedhimisht shtetin.
Si nuk i ka bërë përshtypje Tatimeve dhe Blendi Gonxhes ky fakt? Apo Laze i ka korruptuar, duke u mbyllur sytë?
Prokuroria të administrojë dokumentet e deklarimit të çmimit të patentave nga Behar Laze në Tatime, ta ballafaqojë me çmimin e tregut dhe të marrë në pyetje disa kursantë sesa kanë paguar, dhe kështu del në dritë krimi ekonomik shumëvjeçar i Behar Lazes dhe i autoshkollës së tij piramidale.
Behar Laze pothuajse ka monopolizuar tregun e autoshkollës në Tiranë, përmes hapjes së pikave fiktive, për shitjen e patentave. Behar Laze ka më shumë pika autoshkolle se sa instruktorë, një rast ky skandaloz, ndërsa nuk paguan as sigurimet.
Është e faktuar me qindra herë se Autoshkolla Laze nuk aftëson, por shet patentat për gjysmën e kursantëve.
Gjysmën e kkursantëve në testet e teorisë dhe praktikës për marrjen e patentës, Laze i kalon me para. Një pjesë e parave përfundojnë në xhepat e Blendi Gonxhes. Për mënyrën se si Laze shet patentat, do të flasim më në detaje në vijim.
Behar Laze mashtron prej vitesh edhe me pagat. Pagën e tij si administrator i Autoshkollës Laze e ka deklaruar 30 mijë lekë, një shifër qesharake, për të shmangur taksat. Pagat e instruktorëve i ka deklaruar sa pagën e një punonjëse në furrë buke, duke i paguar nën dorë me para të pista.
Laze ka hapur edhe një shoqatë qesharake me ish punonjës dhe punonjës të drejtorisë së transporteve, në konflikt flagrant intetesi.
Disa denoncime tepër të rënda kanë mbërritur në lidhje me ngacmimet seksuale të grave dhe vajzave kursante nga disa instruktorë të Autoshkollës Laze, për të cilët do të flasim në vijim.