Franca do të japë 100 milionë euro të tjera ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën. Sipas Ministrisë së Jashtme franceze, “përballë situatës humanitare në Ukrainë të shkaktuar nga pushtimi i vendit nga Rusia dhe në përgjigje të kërkesës së autoriteteve ukrainase, Franca ka vendosur të mobilizojë një paketë financiare prej 100 milionë euro për të dhënë një përgjigje për popullsinë e prekur nga konflikti. ”
“Përveç mbështetjes financiare për OJQ-të dhe organizatat shumëpalëshe, ndihma jonë merr formën e ndihmës urgjente humanitare.” 8 tonë ndihma të tjera u nisën nga Franca të martën për në Ukrainë, si dhe në “operacione të tjera ndihme humanitare për Ukrainën janë në shqyrtim”. Franca gjithashtu do të ofrojë ndihmë për refugjatët ukrainas në Poloni, thuhet në deklaratë. Franca ka dërguar tashmë 33 tonë ndihmë urgjente, e cila përfshin tenda dhe batanije në Ukrainë nëpërmjet Polonisë. Ato iu dorëzuan autoriteteve ukrainase të hënën, sipas deklaratës.