Financuesi i Berishës (Frident Kuqi) i kompanisë “Elda” rrit çmimin e naftës me 30 %; me dosje pengmarrje dhe lidhje me rusët

Një vjedhje e masive, kriminale dhe e paprecedentë po realizohet me çmimin e naftës, nën hundën e prokurorisë, SPAK-ut dhe Autoritetit të Konkurrencës. Rekordin e çmimit të naftës në Shqipëri e ka vendosur kompania “Eida”, me 239 lekë për litër.

Vetëm disa qindra metra larg prokurorisë dhe Autoritetit të Konkurrencës (oligarkëve), “Eida” e shet një litër benzinë 239 lekë nga 180 lekë që ishte. Edhe pse çmimi i naftës në bursë nuk ka lëvizur, brenda një jave kompania Eida e ka rritur çmimin e karburanteve me rreth 30 %.

Prova e vjedhjes flagrante është kjo foto, e cila tregon njësimin e shtetit me oligarkët për të vjedhur shqiptarët.

Bosi i kompanisë “Eida” është Frident Kuqi, një personazh me precedentë penalë, me histori pengmarrje dhe i njohur si një nga financuesit e Sali Berishës, ndonëse denonconte lidhjet e Berishës me Rezart Taçin nëpër ambasada.

Frident Kuqi u vjedh shqiptarëve rreth 60 lekë ose 600 lekë të vjetra për çdo litër naftë, ndërsa oligarkët e tjerë vjedhin 500 lekë për çdo litër naftë. Frindet Kuqi fuguron në regjistrat e drejtësisë për pengmarrje dhe keqtrajtim personi.

Tre vite më parë, Kuqi ka dhunuar rëndë dhe marrë peng, pronarin e një karburanti në qytetin e Përmetit, 60-vjeçarin Gëzim Ibrahimi. Për shkak të lidhjeve dhe influencave, Kuqi i shpëtoi arrestimit dhe më pas mbylli dosjen.

Bosi i naftës, Frident Kuqi, i cili dikur ankohej për njeriun e mafies italiane Rezart Taçin se monopolizonte tregun e naftës, është monitoruar për lidhje të dyshimta me personazhe që lëvizin fijet e oligarkëve rusë në Shqipëri, pjesë e listës së zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me rënien e Taçit, Kuqi arriti të fuste duart në rafineritë e ARMO, si dhe të zgjaste fijet klienteliste me segmente të Rilindjes.