Më në fund zgjohet SPAK, rregjistron dosje dhe thëret në prokurori Flori Ballhysën e Sinën, e “Vettingut”

Florian Ballhysa, komisioneri Publik pranë “Vettingut”, që ka haruar interesin publik dhe është vënë totalisht në shërbim të Krimit të Organizuar dhe kulisave politike në pushtet, tashmë ka filluar të ndjejë dridhjen e tokës poshtë këmbëve të veta.

Prokuroria e posaçme SPAK, mësohet se ka rregjistruar proçedimin penal ndaj, Florian Ballhysës dhe kolegut të tij, Dariel Sina, të cilët janë strumbullarët e kryerjes së disa veprave penale.

Dy zyrtarët e lartë të Vettingut në Shqipëri do i bashkohen disa prej anëtarëve të KPK-së dhe KPA-së, duke futur kokën e tyre në gijotinën e rëndë të SPAK-ut.

Shumë shpejt SPAK, do i dërgojë fletë-thirje Florian Ballhysës dhe Dariel Sinës, ndërsa do i kërkojë llogari për manovrat e tyre me qëllim shmangien nga taksat dhe veprimet e tjera të kundraligjshme që ata kanë kryer.

Kjo nuk është çështja e parë që depozitohet ndaj Ballhysës, pasi në SPAK mësohet se është rregjistruar dhe një tjetër kallëzim penal, ku këtë herë Ballhysa denoncohet si i përfshirë në veprën penale të pabarazisë në tendera dhe “Pastrimit të produkteve penale”.

Ballhysa, mësohet të jetë kallëzuar së bashku me ish-drejtuesin e (AMA), Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri,pasi është provuar me dokumenta konkrete se zyrtari i ka dhënë fitimin e një tenderi pa garë, Florian Ballhysës, duke mos pasur qoftë edhe një konkurs të vetëm.

Të dyja situatat janë duke u hetuar nga SPAK dhe se shumë shpejt komisionerët e “hekurt”, do të japin llogari për manovrat që kanë kryer.

Dy komisionerë që nuk sillen si individë që përfaqësojnë interesin publik, por si sekserë të rëndomtë rruge, të cilët futin edhe njerës për ti mbyllur gojën medias së pavarur dhe të lirë.

Madje këtë gjë e kanë bërë qoftë me persona politikë që janë numra deputetësh në Kuvend të maxhorancës në pushtet, qoftë dhe anëtarë të grupeve kriminale që “notojnë” rrugëve të vendit të lirë dhe pa u shqetësuar nga askush.

Për ti kujtuar edhe njëherë Florian Ballhysës se, për të plotësuar kriteret për pozicionin e komisionerit Publik, ai ka deklaruar se ka punuar dy vite si konsulent ligjor pranë AMA, disa institucioneve të tjera shtetërore dhe OJF të ndryshme.

Ballhysa, kur ka punuar si konsulent ligjor nuk ka qenë i regjistruar në organet tatimore dhe QKB, duke ushtruar këtë funksion në informalitet dhe duke mos paguar tatimin mbi të ardhurat.

Në vitin 2002 deri në vitin 2004, Ballhysa ka punuar si avokat pranë Dhomës së Avokatisë në Tiranë, gjithashtu i paregjistruar dhe në formalitet.

Për rrjedhojë, sipas kallëzimit, Ballhysa ka paraqitur të dhëna të rreme për përvojën në punë kur ka aplikuar për pozicionin e komisionerit.

“Komisioneri Ballhysa ka rreth 6.5 vjet punë dhe nuk plotëson kriterret për të përfituar pozicionin e punës së komisionerit sipas parashikimeve”, thuhet në kallëzim.

Ligji i Vetingut parashikon si kriter të pakën 10 vite punë. Në vijim, Ballhysa ka lidhur kontrata duke përfituar 1.300.000 lekë, para të cilat nuk i ka deklaruar në sistemin tatimor.