Ilir Linza është biznesmeni, i cili duke shfrytëzuar panikun e qytetarëve, amullinë dhe situatën në Ukrainë, ka dyfishuar çmimin e vajit sipas deputetit Erion Braçe.
Nga 145 lekë për litër që ishte, vaji ‘Floriol’ është rritur në 345 lekë për litër ose rreth 3.5 USD, duke shokuar dhe rrjepur dhjetëra mijëra familje shqiptare.
Ilir Linza është pronar me 50 % të aksioneve të kompanisë “ERBIRON”, e cila tregton prej vitesh vajin ‘Floriol’, duke e importuar nga Hungaria. Administrator i kompanisë është Agim Ferra, i cili ka edhe 12.5% të aksioneve.
Pronarët e tjerë janë Ardian Ferra me 25 % të aksioneve dhe Vjollca Ferra me 12.5 % të aksioneve.
A do të ndëshkohen këto matrapazë për vjedhjen e shqiptarëve nga Autoriteti i Konkurrencës dhe prokuroria? Kjo mbetet për t’u parë.
Por tashmë e sigurt është se këto matrapazë të pashpirtë do të marrin mijëra mallkime nga shqiptarët.