Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare vijojnë të mos zbatojnë sanksionet e deklaruara kudër Rusisë, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.
Qeveria shqiptare, nga njëra anë ka deklaruar sanksione ndaj oligarkëve rusë, ndërsa nga ana tjetër mbron bankat e tyre të dyshimta në Shqipëri.
Jo vetëm IuteCredit, por OTP Bank në Shqipëri ka lidhje të drejtpërdrejtë me oligarkët rusë pranë Vladimir Putin, të cilët janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të sanksionuar nga BE-ja.
OTP Bank në Shqipëri është pjesë e Grupin Hungarez OTP, ku aksioner kryesor është rusi Megdet Rahimkulov, një oligark pranë Putinit. Në Shqipëri administrator i OTP Bank është Bledar Shella, i cili shërben si fije lidh, i cili shërben si fije lidhëse, bashkë me një grup të dhitmë.
Mihail Rahimkulov, me origjinë tatare, është një nga miliarderët më të mëdhenj në Rusi dhe njihet për lidhje të forta me Putinin. Rahimkulov ka qenë drejtor ekzekutiv i Gazprom, i Panrusgaz dhe i disa bankave
Megdet Rahimkulov është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së së bashku me dhjetëra oligarkë të afërt të Putinit.
Rahimkulov konsiderohet nga amerikanët mes 6 grupeve financiare më të fuqishëm në Rusinë e Vladimir Putin.
Në vitin 2018, Departamenti i Thesarit i SHBA publikoi listën e zezë me oligarkët rusë dhe figura politike pranë Putitit, si pjesë e luftës kundër planeve të Putin për të ndërhyrë nëpër demokracitë në botë.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bllokuar Megdet Rahimkulov që në vitin 2018, në Shqipëri oligarku i Putinit vepron lirish, duke ushtruar aktivitetin e tij financiar të dyshimtë.
Me sa duket, oligarku i Putinit ka korruptuar kupolën e Bankës së Shqipërisë dhe segmente të qeverisë së Edi Ramës.