Dalin detaje të reja nga operacioni i ndërmarrë nga SPAK, ku janë dhënë 20 masa sigurie për çështjen e dy inceneratorëve, të Fierit dhe të Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se deri tani janë ekzekutuar 7 nga urdhër arreste, ndërkohë që operacioni është ende në vijim.
Dy prej të arrestuarve për aferën e inceneratorëve jane Ariola Kodra, Administratore e kompanisë Integrated Energy BV si dhe Florian Muçaj, tashmë në krye të Albpetrol.
Ky i fundit ka qenë një prej njerëzve më të besuar të ish-kryebashkiakut të Fierit Baftjar Zeqo, dhe më pas ka vijuar bashkëpunimin edhe me Subashin, e madje ka garuar për kreun e socialistëve në qarkun që konsiderohet dhe ‘hambari i votave’ të së majtës.