Në faqet rozë, ish të dashurës së Stresit iu dedikua një shkrim që flitej për jetën e saj në Kanada, ku thuhej se shpesh publikon pamje nga klubi i natës ku punon.
Për këtë, ka reaguar vetë Keisi duke thënë se puna është krenari. Sa i takon raportit me Stresin, ajo thotë se do të vazhdojë të ruajë një respekt reciprok, pavarësisht ndarjes që ata kanë pasur, edhe për shkak të distancës.
“Pas një periudhe shumë të gjatë larg Shqipërisë, vazhdojnë portale dhe shkrime… normalisht nuk do komentoja sepse unë se kam konsideruar kurrë veten VIP e jo më tani që jam totalisht e shkëputur, por këtë herë do flas.Unë kam punuar që 18 vjec. Në asnjë moment nuk e kam mohuar punën apo të kem ndjer turp. Punoj 5 ditët e javës në bankë, dhe pasi mbaroj aty punoj dhe në lounge.
Kam qenë vetë ajo që kam postuar, nuk më keni kapur gjë mat apo në turp. Jam shumë krenare madje sepse nuk jam shtir kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj. Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qodftë në farka, pushime apo veshje e cdo gjë tj.
Haptaz e kam treguar vendin e punës. Vijnë shumë shqiptar dhe më takojnë dhe flas me to si një njeri normal. Madje për shqiptarët në Toronto jeni të mirëpritur.
Jap gjithë këtë shpjegim sepse është turp ta konsideroni punën ulje dhe më vjen gjynah sepse i bie nëse një femër në Shqipëri punon, ju do e ulni, epo atëherë cfarë zgjidhje ju i jepni femrës?
Përtej kësaj dua ta bëj dhe shumë të qartë që unë dhe Arkimedi do ruajmë përjetësisht një respekt shumë të madh për njëri-tjetrin. Gjithmonë më ka mbështetur dhe do e mbështes.
Lërini llafet e më lini rehat se jam në anën tjetër të botës dhe merreni kot me budalliqe”, shkruan Keisi.