Pse lodhesh kaq shume Zj Kim??
Ke tre dite ,qe u bere telef dhe ke harxhuar gjithe ate karburant ne kete kohe krize duke vajtur çdo dite ne kryesine e Kuvendit
Habitem shume qe i takon tek e tek, kur mund ti kishe takuar te gjithe bashke se ne nje “ nderrmarrje” bejne pjese, dhe bashke jane prej vitesh dhe nga i njenjti stan vijne.
Askush nuk do jua keqkuptonte nese mund ti takoje edhe ne sallen e seances plenare te gjithe bashke perveç Berishes
Nuk eshte ndonje hata e madhe te behet nje seance jasht radhe dhe ulu tek vendi i Lindites, se nuk besoj qe do merzitej Ajo, se ne fund te fundit nuk po ja leshon karriken ndonje rivaleje brenda ps, por Ambasadores se SHBA-se, edhe pse Rama e ju quan sekretare te partise punes
Bile mblidhi naten vone pas ores 12:00 ,siç i mblodhi paraardhesi Juaj Donald Lu ne vitin 2016 kur i detyroi te votonin rresht si delet,nje ligj antikushtetues qe prej 6 vitesh Shqiptaret po ja shohin “ hajrin” duke pritur para dyerve te gjykatave me vite rresht per nje vendim prone apo zgjidhje martese
Nuk besoj qe ma mer per keq sygjerimin tim, se per efekt kursimi po ta bej dhe per te shkurtuar kohen, se me kete ritem duhen 139 dite per ti takuar tek e tek te gjithe “ eliten” e ketij vendi, e kam hall se kalon afati per te zgjedhur nje president “ model” siç do ju duhej “ baballareve” dhe “ mamallareve” te Shqiptareve, dhe Ju nderkombetareve
Te lutem shume mos na lere pa president, por mblidhe te gjithe “ tufen” bashke, ose per efekt covidi rrasi nje sms tip ne uatcap se njelloj e marin “ komanden” keta burra dhe gra me “ karakter” e plot “ dinjitet” qe per tu dukur pro Amerikan, jane gati ti heqin pantallonat( se breke nuk mbajne te gjithe) mjafton qe te fitojne simpatine Tuaj dhe te ruajne “ biografine” e paster
Ehhhhh sikur tu ngjalleshin prinderit politik dhe biologjik shumices se ketyre “ pro” Amerikaneve qe takoni Ju tek e tek ne kryesin e Kuvendit apo nga 2-3 neper kafe e neper zyra, sa do ti urrenin “ bijt” e tyre tradhetare qe takojne perfaqesues te armikut te jashtem dhe te imperializmit Amerikan!!!!!!!
Bile edhe ne varr rrotullohen nga marazi dhe shpirti i tyre e di sa vuan, kur marin vesh per te gjithe kete tradheti, qe bejne pjella e tyre, saqe po te kishin mundesi te flisnin, do te ulerisnin me te madhe qe haram e paçit qumeshtin e nenes, ose ju nuk jeni pjella jone por kopila te imperializmit Amerikan e te revizionisteve perendimore
Te kerkoj ndjese po mu merzite por nuk besoj qe te kam thene as sekretare e ppsh, as se perfaqeson nje vend mashtrues qe premton shume por nuk jep asgje se nuk kane te shkretet
Ishalla nuk po harron pa takuar edhe perfaqesuesit e 7 partive te tjera qe jane ne Kuvend ,se pastaj kush e ndal vrullin e rrebelimit te Tyre, dhe lufta e Rusise me Ukrainen do duket limonate para kesaj “ katraure”
Aaaa se desh harrova: Bardhin , Tabakun, Gjekmarkajn dhe Pampurin mos u lodh kot ti takosh se Ata i ka informuar Enkelejdi per çdo gje, dhe Ata jane aq pro Amerikan sa jane gati te lene mandatin e deputetit per pro Amerikanizem, por qe ju duhet deri ne vitin 2025, e pastaj me te pare e me bere
Rrespekte