Ja si pastron Mark Luli paratë pista në ndërtim. 26 vite aktivitet kriminal. Pse SPAK nuk zbaton ligjin anti-mafia për 7 kompanitë që qarkullojnë miliardat e trafiqeve

Nëse ka një shembull ulëritës dhe sfidues për SPAK në Shqipëri, të pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit në ndërtim në Tiranë, ai është Mark Luli, përmes kompanive të tij. Dokumente, bilance dhe dosjet konfirmojnë se biznesmeni Mark Luli, i biri të cilit ekspozon makina luksoze me vlerë qindra mijëra euro dhe përplasjet me policinë, pastron miliona euro që nga viti 1997, por sidomos pas vitit 2008 deri më sot.

Paratë e pista janë pastruar dhe pastrohen përmes kompanive M. C. INERTE, Ferro Beton & Construction Co, ‘Luli shpk’, “Dushku S. A”, M.C INERTE LUMZI, M.C. ENERGJI GOJAN, ‘Nova Construction 2012” etj., në bashkëpunim me baxhanakun Ilir Shtufin, Kujtm Shtufin etj.

Një dosje voluminoze me dokumente nxjerrë në pah aktivitetin e errët të Mark Lulit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij në Itali, nisjen e regjistrimit të kompanive të ndërtimit në Tiranë në vitet 1997-1998, hapjen e kompanive të tjera fantazmë dhe më pas hedhjen e parave të pista, kryesisht produkt i trafiqeve.

Skema është pothuajse ajo e zakonshmja. Fillimisht, Mark Luli hap kompanitë formale. Me kalimin viteve hedhe qindra mijëra euro para të pista, ndërsa rrit kapitalin e tyre, siç është rasti me kompaninë ‘M. C. INERTE’, kapitali i të cilës u rrit në vitin 2020 në 5 milionë euro. Rritja e kapitalit nuk justifikohet me aktivitetin e ligjshëm të kompanisë, por në bilance të falsifikuara, të cilat mund të identifikohen lehtësisht.

Në të njëjtën kohë, me para me burim të errët, Mark Luli blen aksione në kompani të tjera, dhe kështu ngre një perandori biznesi me bazë para të pista. Me kalimin e viteve skema nis e sofitikohet, por do të mjaftojë një hetim i thelluar i SPAK, në bashkëpunim me autoritetet Italiane, për të zbuluar të vërtetën.

Sot Mark Luli ka përzien bashkë para publike që i fiton përmes tenderave, para të pista, para korrupsioni dhe para nga shitja pasurive të paluajtshme. Më konkretisht, Mark Luli merr një pronë publike për të ndërtuar pallat, në mënyrë korruptive ose tender me një nga kompanitë e tij. Ryshfetin për blerjen e pronës publike në zonat më të lakmueshme të Tiranë ose për marrjen e tonerit, e paguan me para të pista. Gjithashtu, mbi 50 % të kostos së pallatit e mbulon me para të posta.

Për t’i shitur pronat publike Mark Lulit për të ngritur kulla me para të pista është angazhuar e gjithë qeveria e Edi Ramës.

Në rastin e zbatimit të një kontrate publike, Mark Luli hedh deri në 40 % para të pista. Nga ana tjetër, pasuritë e paluajtshme në objektet që ka ngritur në prona publike të blera apo në prona private, ua shet kryesisht njerëzve të drogës, në shumicën e rasteve jashtë sistemit bankar.

Kjo është edhe arsyeja se për çmimet e apartamenteve nuk përballohen nga familjet e zakonshme shqiptare dhe me para djerse, pasi apartamentet blihen në bllok nga bosët e drogës, për të siguruar paratë e tyre.

Mjafton të bëjë një verifikim SPAK dhe Pastrimi i Parave tek komplekset e Mark Lulit, por edhe të ndërtuesve të tjerë, se kush i ka blerë në bllok hyrjet nëpër pallate, ku i kanë marrë paratë dhe çfarë aktiviteti kanë.